Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në Neë Mexico, thanë të enjten oficerët e zbatimit të ligjit amerikan. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldëin luan rolin kryesor në një ëestern të shekullit të 19-të.
Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.
Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e marra, ndërsa Souza, 48, u dërgua me ambulancë dhe po merr trajtim.
“Zoti Baldwin u mor në pyetje nga detektivët. Ai dha deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai erdhi vullnetarisht dhe ai u largua nga ndërtesa pasi mbaroi intervistat e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe asnjë arrestim nuk është bërë”, tha zëdhënësi i sherifit të Santa Fe, Juan Rios për AFP.
Incidenti ndodhi në Bonanza Creek Ranch, një vend prodhimi pranë Santa Fe, i cili është mjaft i përdorur nga kineastët e Hollivudit. Setet e filmave zakonisht kanë rregulla të rrepta për përdorimin e armëve, por aksidente kanë ndodhur. Më e famshmja, Brandon Lee, djali i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, vdiq gjatë xhirimeve të “The Crow” pasi u qëllua nga një armë që supozohej të mos kishte plumba.
Një deklaratë e përbashkët nga John Lindley dhe Rebeëa Rhine e Shoqatës Ndërkombëtare të Kinematografëve tha se lajmet për vdekjen e Hutchins ishin “shkatërruese”.