Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Xhirimet e filmit kthehen në tragjedi, aktori i njohur vret kineasten dhe plagos regjisorin

08:45 22/10/2021
Reading Time: 2 min lexim

Aktori amerikan Alec Baldwin qëlloi me armë zjarri dhe vrau një kineaste dhe plagosi regjisorin në një film të xhiruar në Neë Mexico, thanë të enjten oficerët e zbatimit të ligjit amerikan. Incidenti ndodhi në xhirimet e filmit “Rust” në shtetin jugperëndimor të SHBA-së, ku Baldëin luan rolin kryesor në një ëestern të shekullit të 19-të.

Kineastja Halyna Hutchins dhe regjisori Joel Souza u qëlluan kur një armë zjarri u shkrep nga Alec Baldwin”, tha sherifi në Santa Fe në një deklaratë.

Hutchins, 42 vjeçe, u transportua në spital me helikopter, por vdiq nga plagët e marra, ndërsa Souza, 48, u dërgua me ambulancë dhe po merr trajtim.

“Zoti Baldwin u mor në pyetje nga detektivët. Ai dha deklarata dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre. Ai erdhi vullnetarisht dhe ai u largua nga ndërtesa pasi mbaroi intervistat e tij. Asnjë akuzë nuk është ngritur dhe asnjë arrestim nuk është bërë”, tha zëdhënësi i sherifit të Santa Fe, Juan Rios për AFP.

Incidenti ndodhi në Bonanza Creek Ranch, një vend prodhimi pranë Santa Fe, i cili është mjaft i përdorur nga kineastët e Hollivudit. Setet e filmave zakonisht kanë rregulla të rrepta për përdorimin e armëve, por aksidente kanë ndodhur. Më e famshmja, Brandon Lee, djali i legjendës së arteve marciale, Bruce Lee, vdiq gjatë xhirimeve të “The Crow” pasi u qëllua nga një armë që supozohej të mos kishte plumba.

Një deklaratë e përbashkët nga John Lindley dhe Rebeëa Rhine e Shoqatës Ndërkombëtare të Kinematografëve tha se lajmet për vdekjen e Hutchins ishin “shkatërruese”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: alec baldwinfilmkineastjavrasjexhirimet

Të tjera

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi
Kryesore

E trishtë! Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi

Bota e muzikës shqiptare është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili...

10:09 26/11/2025
Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet reperi Noizy në Zvicër
Kryesore

Me urdhër nga Prokuroria për Krime të Rënda, arrestohet reperi Noizy në Zvicër

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar në Zvicër menjëherë pas mbërritjes në aeroportin e Cyrihut, ku kishte planifikuar të...

10:50 07/07/2025
Para
‘Heronjtë’ e vijës së parë, qindra mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor humbën jetën nga Covid-19

‘Heronjtë’ e vijës së parë, qindra mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor humbën jetën nga Covid-19

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip