Në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve është depozituar një ankesë në adresë të deputetes Hoti, ku sipas dokumenteve të dorëzuara bashkëngjitur thuhet se është fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Deputetja e PD për qarkun e Lezhës Elda Hoti, rrezikon të humbasë mandatin për shkak të ligjit të dekriminalizimit.
Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.
“Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale.
Ankesa e dorëzuar në KQZ, mban datën 13.10.2021, ndërsa deri më tani nuk kemi ende një vendim prej këtij institucioni. Kujtojmë se deputetja Elda Hoti mori mandatin nën siglën e PD, për këtë legjislaturë pas dorëheqjes se Mark Markut nga Qarku i Lezhës.