Shtëpia e Bardhë të premten tha se do të heqë kufizimet e udhëtimit COVID-19 për shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht në fuqi më 8 nëntor, duke i dhënë fund kufizimeve historike që kishin ndaluar hyrjen e njerëzve nga shumica e shteteve në botë, në SHBA.
Duke njoftuar datën e fillimit të rregullave të reja për udhëtimet brenda dhe jashtë vendit, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Kevin Munoz postoi në Tëitter se politika “udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm”.
Kufizimet e pashembullta të udhëtimit i mbajtën miliona vizitorë jashtë Shteteve të Bashkuara nga Kina, Kanadaja, Meksika, India, Brazili, pjesa më e madhe e Evropës dhe gjetkë; tkurrën turizmin amerikan; dhe dëmtuan ekonomitë e komunitetit kufitar. Ato penguan shumë njerëz dhe punëtorë të huaj të ribashkoheshin me familjet.
Aleatët amerikanë kishin lobuar shumë në administratën Biden për të hequr rregullat. Kufizimet për qytetarët jo-amerikanë u vendosën së pari për udhëtarët nga Kina në janar 2020 nga Presidenti i atëhershëm Donald Trump dhe më pas u shtrinë në dhjetëra vende të tjera, pa ndonjë metrikë të qartë se si dhe kur t’i hiqnin ato.
Kufizimet e udhëtimeve jo thelbësore në kufijtë tokësorë me Meksikën dhe Kanadanë kanë qenë në fuqi që nga marsi 2020 për të adresuar pandeminë COVID-19.
Linjat ajrore kanë parë një rritje të shitjeve të biletave ndërkombëtare javët e fundit. Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të heqë kufizimet në kufijtë e saj tokësorë dhe kalimet e trageteve me Kanadanë dhe Meksikën për shtetasit e huaj të vaksinuar plotësisht në fillim të nëntorit. Ato janë të ngjashme, por jo identike me kërkesat e shpallura muajin e kaluar për udhëtarët ndërkombëtarë. Vizitorëve të pavaksinuar do t’u ndalohet akoma hyrja në Shtetet e Bashkuara nga Kanadaja ose Meksika në kufijtë tokësorë.