Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një makinë ka dalë nga rruga e për pasoj është në gjendje të rëndë shëndetësore drejtuesi i mjetit dhe një 30-vjeçare.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40 në afërsi të fshatit Vërçun në Pogradec dhe paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin. “Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Gjithashtu mësohet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 07.10.2021, rreth orës 15:40, në afërsi të fshatit Vërçun, Pogradec, shtetasi K. G., rreth 45 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si edhe drejtuesi i mjetit shtetasi K. G., të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.