Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka folur sërish në lidhje me pandeminë në vendin tonë. Epidemiologu ka thënë se pandemia në vendin tonë është drejt rënies. Alimehmeti duke analizuar të gjithë treguesit e pandemisë, sipas tij tregojnë se vala e 4 ka nisur rënien.
Gjithashtu ai ka dhënë lajmin e mirë se ditët në vazhdim shifrat do të vazhdojnë të bien. Po ashtu epidemiologu në “News 24” ka apeluar që të gjitha gratë shtatzëna të vaksinohen pas muajit të tretë. Gjithashtu ai ka theksuar se kush e ka kaluar virusin ka imunitet dhe nuk ka nevojë ta bëjë vaksinën.
“Situata është në rënie. Ka filluar rënia në gjysmën e shtatorit. Kjo është ndjekur me dy javë distancë me shtrimet spitalore dhe humbjet e jetës. Situata është në rënie, por numrat janë të rëndësishme. Ka ende 180 të shtruar në spital.
Ato humbjet e jetës gjatë javës së kaluar janë ndaluar, megjithatë ka humbje jete. Situata është në rënie, por jemi akoma pak lart. Fillojmë me ata që planifikojnë shtatzëninë. Për arsye sigurie më shumë edhe pse nuk na gjen gjë, mund ta shtyjnë planifikimin e shtatzënisë me 5-6 muaj. Nëse vaksinohen sot mund ta planifikojnë në mars-prill. Tre muajt e parë të shtatzënisë është faza embriologjike. Këtu është ai ngurrimi. Këto 3 muaj nuk duhet përdorur.
Një studim të mirëfilltë nuk ka. Është kjo ndjenja e mbrojtjes së tepërt. Ndërsa për muajt nga i katërti tek i nënti, nuk kemi parë shqetësime për shëndetin e nenës. Sa i takon shëndetit të fëmijëve nuk është ka një studim, por flamuj të kuq nuk është se kanë dalë. Si rrjedhojë mjeku që ndjek gruan duhet të japë këshilla, por flamuj të kuq nuk ka për muajt nga i katërti tek i nënti”, u shpreh mjeku.