Ditën e sotme është raportuar se janë sekuestruar rreth 300 kilogram marijuanë në terminalin Doganor të Podgoricës. Bëhet me dije se drogën e kanë zbuluar anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave, me në krye Aleksandar Damjanović.
Marijuana u gjet në një kamion cisternë, i cili ka hyrë në Malit të zi nga Shqipëria, nëpërmjet doganës së Hanit të Hotit. Poseduesi i lëndës narkotike mësohet të jetë një shtetas Nga Bosnje Hercegovina. “Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës.”, thuhet në njoftim.
Burime bëjnë me dije se droga do të transportohej në Bosnje Hercegovinë. Mësohet se personat dhe mallrat që janë sekuestruar në të i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme.
“Pasdite, një cisternë erdhi nga drejtimi i Shqipërisë dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar. Pastaj, përmes një skaneri, ne përcaktuam se në rezervuarin, i cili duhej të shkonte në Bosnje, afërsisht një e pesta ishte përpunuar për një bunker të veçantë të kontrabandës. Sipas gjetjeve të para, aty ka rreth 300 kilogramë marijuanë. Personi dhe mallrat i janë dorëzuar policisë për veprime të mëtejshme “, tha Siniša Raičević, menaxheri i Shtëpisë Doganore të Podgoricës, për TVCG.