Të shtëna me armë zjarri tronditën ditën e sotme qytetin e Elbasanit, ku u raportua fillimisht se mbetën të vdekur dy persona.
Por mësohet se shtetasi Ardian Çollaku, është ende gjallë! Fillimisht u raportua se ai kishte mbetur i plagosur nga atentati e më pas ndërroi jetë në spital, por burime bëjnë me dije se Ardian Çollaku ka pësuar vdekje klinike. Ai është nisur drejt spitalit të Traumës dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome. Nuk ka informacione të hollësishme në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërsa në njoftimin paraprak të bërë nga Policia e Shtetit thuhet se Ardian Çollaku ka ndërruar jetë në spital. Burime për “Fax Web” kanë bërë me dije se Çollaku është nisur me autoambulancë drejt Traumës dhe është shoqëruar nga forca të shumta policie.
Po ashtu si u raportua edhe më herët ne vendngjarje janë forca të shumta të RENEA-s dhe FNSH-së dhe po vijojnë punën për kapjen e 3 autorëve të dyshuar të ngjarjes të cilët janë larguar me një automjet në drejtim të paditur. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Elbasanit kanë zbarkuar forcat RENEA , të cilat kanë “blinduar” zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorëve të krimit.Po ashtu është raportuar edhe për një makinë të djegur në zonën e metalurgjisë dhe dyshimet e para janë se është përdorur nga autorët e krimit të rëndë që ndodhi në Elbasan.