Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit, ku fillimisht u raportua se u ekzekutuan me armë zjarri dy persona tek vendi i quajtur“Rrethrrotullimi i Luleve”. Po ashtu edhe burimet zyrtare të policisë bënë me dije se të dy kishin ndërruar jetë, por detaje të reja dalin në dritë. Nga raportimet e fundit bëhet me dije se Agron Çelaj, nuk ka ndërruar jetë ashtu si u raportua edhe nga policia, por ka kaluar në vdekje klinike.
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar ndër të tjera se ngjarja e cila ndodhi ditën e sotme është shumë e hershme dhe sipas saj i ka rrënjët në Britani. Ndër të tjera gazetarja ka treguar se bëhet fjalë për dy grupe kriminale njëri prej të cilit sipas saj vepron në Dubai.
“ Është një përplasje që zgjat prej vitesh, të paktën prej viti 2010 ku në Britani ka humbur një sasi prej 60 kg kokainë. Bëhet fjalë për 2 grupe kriminale që ka emra shumë persona të botës së krimit atje përfshirë edhe Eldi Dizdarin që është i arrestuar në Dubai. Nga ana tjetër kemi grupin e Endrit Alibeaj që është i arrestuar në vitin 2018 në Bradashesh së bashku me xhaxhain e tij. Sasia është vjedhur në një nga portet në Britani. Lulzim Bitri ka qenë, krahu i djathtë i Tao Çelës i cili mban mbi supe 4 vrasje dhe pjesë e ngjarjes në Rinas. Nga ana tjetër Ardian Çollaku ka edhe mbiemrin të ndryshuar. Emri i tij lidhet edhe me vrasjen e Everest Çakës. Ai konsiderohej si truri i bandës së Erjon Alibeajt. Pas arrestimit nuk u provua se është përfshirë drejtpërdrejt në ngjarje. Pra motivet e ngjarjes është: Një vrasje e dyfishtë për larje hesapesh për trafik drogë. Në aktivitet e tyre të mëparshme nuk kanë pasur përfitime. Përfitimet me të mëdha i kaë pasur me përplasjet mes bandave në trafikun e drogës”- tha gazetarja Lala.