Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Elbasanit ku u ekzekutuan me breshëri plumbash dy persona. Menjëherë pas ngjarjes së rëndë në qytetin e Elbasanit kanë zbarkuar forcat RENEA , të cilat kanë “blinduar” zonën për të bërë të mundur arrestimin e autorëve të krimit.
Nga atentati mbetën të vrarë shtetasit Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Luleve”. Mësohet se të dy personat kanë qenë me precedentë të mëparshme penale.
Po ashtu është raportuar edhe për një makinë të djegur në zonën e metalurgjisë dhe dyshimet e para janë se është përdorur nga autorët e krimit të rëndë që ndodhi në Elbasan.
Sjellim në vëmendje se atentati ndodhi ditën e sotme rreth orës 19:00 në një lokal pranë një pike karburanti. Mësohet se të dy personat sa kanë zbritur nga makina në momentin që janë qëlluar nga autorët. Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku duke e lënë të vdekur. Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Balldre, e cila dyshohet se u përket autorëve. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.