Një krim i dyfishtë ndodhi mbrëmjen e sotme në Divjakë ku një 58-vjeçar vrau me armën e gjahut, bashkëshorten e më pas veten.
Mësohet se 58-vjeçari Hekuran Rrasa e ka qëlluar bashkëshorten e tij Fëllënxa Rrasa në pjesën e mjekrës, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, ndërkohë që më pas ka qëlluar edhe veten.
Fëllënxa Rasës iu mor jeta nga duart e bashkëshortit të saj ndërkohë që dy vite më parë ajo kishte qene e pajisur me një urdhër mbrojtje. Pavarësisht se të afërmit deklaruan se çifti nuk kishin pasur probleme dhe se 58-vjeçari nuk e kishte dhunuar më parë gruan e tij, faktet tregojnë të kundërtën. 45-vjeçarja ishte pajisur me urdhër mbrojtje por sërish kishte jetuar në të njëjtën shtëpi me Hekuran Rrasën i cili i mori jetën ditën e sotme në mënyrë makabre dhe më pas vrau veten. Po ashtu në deklarata të ndryshme për mediat fqinjët thanë se Hekuran Rrasa nuk ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, por se kishin probleme ekonomike. Ata u shprehën për mediat se kohët e fundit dyshja debatonin shpesh, duke sjellë dhe krimin fatal të kësaj nate, Hekuran Rrasa ekzekutoi të shoqen dhe më pas qëlloi edhe veten për vdekje.
Ky është një tjetër rast kur urdhri i mbrojtjes është thjeshtë një letër formale.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Sabrina Bengaj u vra nga ish-bashkëshorti i saj në shtëpinë e prindërve duke ngrënë bukë. Edhe Sabrina ishte e pajisur me urdhër mbrojtje por kjo nuk e ndaloi ish-bashkëshortin e saj që ta vriste. Ngjarja ishte e paralajmëruar, por autoritet nuk bën asgjë.Vrs