Skip to content
Kronikë

Detaje nga ngjarja e rëndë në Tropojë, autori është zjarrfikës (Emrat-Foto)

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë tronditi Tropojën rreth orës 15:30 të ditës së sotme ku u ekzekutua me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij një 49-vjçar.

Policia e Tropojës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërsa është identifikuar 49-vjeçari,  Isat Goçaj. Po ashtu bëhet me dije se është shpallur në kërkim autori i krimit, shtetasi Altin Ismajlisufi.

Po ashtu detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Tropojë. Autori i vrasjes rezulton se është një zjarrfikës. Gjithashtu dyshohet se Altin Ismajlisufaj dhe viktima Isat Goçaj kishin konflikte pronësie që çuan në vrasjen me armë zjarri. Ndërkohë vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Altin Ismajlisufaj

Njoftimi i policisë

Vret me armë zjarri 49- vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e  plotë të  rrethanave të ngjarjes.