Skip to content
Aktualitet

“Shqipëria dy herë më pak testime për Covid se Kosova”, Vasili: Rama bën avokatin e Bregoviçit

· 2 min lexim

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili e ka quajtur skandal faktin që Shqipëria bën dy herë më pak testime për Covid se Kosova. Vasili shkruan në një postim në Facebook se Rama bën avokatin e Bregoviç dhe Shqipëria nuk ka më kryeministër. Ai shprehet se propaganda është e vetmja gjë që bën kryeministri, ndërkohë që në Kosovë bëhen 8 mijë teste dhe në vendin tonë dy herë më pak.

Vasili shkruan se Shqipëria nuk ka kryeministër, por një megafon për propagandë mashtruese.

Postimi i plotë:

Skandal, Shqiperia dy here me pak testime se Kosova per Covid, ndersa hic-kryeministri ben avokatin e lodhur te Bregoviçit!

Per Ramen Shqiperi nuk ka më.

Dhe Shqiperia kryeminister nuk ka më.

Perqindja e pozitivitetit per Covid e testimeve eshte 10% me gjithe uljen e vazhdueshme numrit te testimeve.

Shqiperia me rreth 3 milion banore ka bere sot rreth 4 mije teste, ndersa Kosova me rreth 2 milion banore ka bere sot rreth 8 mije teste pra dyfishin e Shqiperise.

Bazuar ne standartet e Kosoves, proporcionalisht me popullsine, Shqiperia duhej te bente rreth 12 mije testime.

Ndersa Rama ka lidhur duart dhe me syte nga qielli dhe pret e pret Godonë (afganet) dhe nuk ben asgje per Covidin ndersa situata rendohet çdo dite.

Skenari i tij kriminal qe te lere situaten ne meshire te fatit dhe ku Covid 19 t’e lihet ne renie te lire eshte nje akt shume i rende penal me pasoja shume kritike per jeten dhe shendetin e shqiptareve.

Propaganda eshte e vetmja gje qe ben kryeministri.

Ndersa Albin Kurti ne Kosove ben 8 mije teste Edi Rama ne Shqiperi ben dy here me pak vetem 4 mije.

Faktet flasin vete, Shqiperia nuk ka kryeminister, por ka vetem nje megafon, qe llomotit pa fund propagande mashtruese!

Ky hiç-kryeminister ben avokatin e lodhur te Bregoviçit, ndersa populli lufton i vetem me Cividin dhe zjarret!