Një incident ka ndodhur pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” aty pronarët e dy banesave kundërshtojnë vendimin për marrjen e banesave.
Në momentin që IKMT-ja ka shkuar për të nisur nga puna, familjarët kanë rezistuar e protestuar.
Ata janë shtrirë në rrugë në shenjë proteste dhe kërkojnë që IKM-ja të ndalet.
“Na morën jetën, na pushkatoni” dëgjohen teksa ulërasin zonjat e shtëpisë.
Kujtojmë që banesa e tyre ndodhet në truallin e ish- pronarëve që kanë një vendim gjykate për kthimin e truallit.
Në këto dy banesa jetojnë 15 persona.