Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është plot 106.157.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
16 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Nga 5.646 testime, 740 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 48 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.157. Në total numri i rasteve aktive është 8.544″, shkruhej mes të tjerash në njoftim.
Bilanci është përmirësuar dukshëm nga dje. Kosova raportoi një numër shumë të lartë të rasteve me koronavirus ditën e sotme. Rastet pozitive ishin 1370, ndërsa numri i viktimave ishte 4 persona.
Ministra e Shëndetësisë ka informuar se në total janë 7.854 raste aktive me koronavirus. Instituti i Shëndetit Publik i ka bërë thirrje qytetarëve për mbajtjen e maskës dhe respektimin e distancës. Ndërkohë, Kosova vazhdon procesin e vaksinimit dhe qytetarët mund të zgjedhin mes Pfizer dhe AstraZeneca për t’u vaksinuar. Kombinimi i dozave të ndryshme të vaksinës është gjithashtu i lejuar në Kosovë.