Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Ksamilin këtë mbrëmje.Një 33 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.
Sipas burimeve zyrtare rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një i ri, për ndihmë mjekësore.
” Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Burime bëjnë me dije se deri në këto momente janë shoqëruar nga policia 7 persona, të cilët do të merren në pyetje në lidhje me rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Po ashtu edhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë.
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.