Shifra alarmante në Kosovë sa i takon të infektuarve me koronavirus! Kosova është përballur sot me një rritje të madhe të rasteve të reja me Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 110 raste të reja, pothuajsë 3 herë më shumë nga dita e djeshme.
Ndërkohë raportohet se asnjë person nuk ka humbur jetën. Deri tani në Kosovë 108 mijë e 623 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19. 2 mijë e 267 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.
Njoftimi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës:
03 Gusht 2021 – Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.
Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.667 testime, 110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667. Në total numri i rasteve aktive është 689″, shkruhej në njoftim.
Kjo rritje e rasteve ka ardhur si pasojë e mbërritjes së variantit Delta në Kosovë dhe situata nuk duket aspak e qetë për momentin. Apeli për vaksinim nuk ka munguar dhe në shtator, priten akoma dhe më shumë rritje shifrash…