Skip to content
Të Gjitha

Aksident në autostradën Tiranë- Durrës/ Mbetet e vdekur në vend këmbësorja

· 1 min lexim

Aksidentet nuk kanë të përfunduar dhe një tjetër i ndodhur mbrëmjen e sotme i ka marrë jetën një gruaje.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën e Tiranë- Durrës dhe gruaja që ka humbur jetën ende nuk është mundur të identifikohet.

Të dhënat e para që vijnë nga policia tregojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orën ‪19:40 kur një automjet me drejtues shtetasin D. B., ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend një këmbësore e moshës rreth 35-40 vjeçe.

Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale, ndërkohë që një grup hetimor është duke punuar për zbulimin e shkakut të aksidentit.