Real Madrid ka prezantuar ditën e sotme David Alaba, i cili erdhi me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Bayern Munchen.
29-vjeçari, i cili ka zgjedhur fanellën me numër 4 që mbante Sergio Ramos më parë, ndihet i lumtur për aventurën e re, teksa tha këto fjalë gjatë prezantimit si lojtari më i ri i skuadrës së Carlo Ancelottit.
“Kjo është një ëndërr e realizuar. Reali është klubi më i madh në botë, di të them që mezi po pres të luaj. Numri i Sergio Ramos? Nuk kisha shumë alternativa, ma propozuan të merrja numrin 4, ama e di se çfarë përfaqëson ky numër te Real Madrid.
Nuk kam ardhur këtu për t’u krahasuar me lojtarët e së kaluar, ndodhem këtu për të vijuar të luaj si Alaba dhe për të dhënë më të mirën time. Zgjodha Realin për t’u rritur si futbollist dhe si njeri. Kisha shumë oferta, por kjo ishte sfida që kërkoja.
Më vjen keq që Zidane nuk më trajneri i ekipit, por jam i lumtur që në stol është Ancelotti, të cilin e njoh shumë mirë. Luaj në disa pozicione, jam gati të aktivizohem aty ku dëshiron trajneri. Mbappe? Ai është i jashtëzakonshëm, por pyesni persona të tjerë për këtë temë.
E ndiqja Realin kur isha i vogël, ndodhesha në Vienë dhe flitej shumë për këtë klub, ky është shkaku pse jam i lumtur që ndodhem këtu. E pranoj që do të më pëlqente të luaja me Sergio Ramos, të njëjtën gjë mund të them për Varane“, përfundoi David Alaba.