Këshilli Bashkiak i Lushnëjs ka votuar ditën e sotme për kryetarin e ri të Bashkisë. Posti i drejtuesit kishte mbetur vacant pas arrestimit të ish-kryebashkiakut Fatos Tushe.
Ka qenë Eriselda Sefa ajo që ka marrë miratimin Këshillit, teksa ishte e vetmja në garë. Sefa u votua në mbledhjen jashtë radhe ndërsa fillimisht në garë ka qenë edhe kryetari i PS në Lushnjë, Gentian Nushi, i cili më pas u tërhoq.
Ish-kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe u arrestua me urdhër të SPAK, pasi nga hetimet rezultoi se kishte kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Veç Tushes u arrestuan edhe 10 zyrtarë të tjerë, në lidhje me një tender rehabilitimin e një kanali, për të cilin akuzohen se kanë favorizuar një kompani vaditëse.
Disa ditë më parë, ish-kryetari i Bashkisë dhe 7 zyrtarë të tjerë u lanë në masën “arrest me burg” nga Gjykata, ndërsa 4 të tjerë u lanë në arrest shtëpie. Tushe iu dejtua Apelit nëpërmjet avokatëve të tij, duke këkruar një masë më të lehtë sigurie.
Fatos Tushe u shkarkua nga Këshilli i Ministrave, me firmë të kryeministrit Rama, pasi ky i fundit deklaroi se Partia Socialiste nuk do të bëhej mbulesë për askënd dhe se Tushe duhej të përgjigjej vetë para drejtësisë, duke u distancuar nga ish-kryebashkiaku.