Skip to content
Uncategorized

Një tjetër ndeshje shkon në shtesë në Euro 2020, Ukraina dërgon në shtëpi Suedinë

· 2 min lexim

Ukraina është bërë ekipi i radhës që është kualifikuar në 8 më të mirat e euro 2020, pas një tjetër ndeshjeje dramatike. Kjo ishte ndeshja e katërt e këtij kampionati që shkon në kohë shtesë, duke dhuruar sërish emocione të forta.

Ishte Ukraina ajo që kaloi e para në avantazh me anë të të Zinchenko, por në mbyllje të pjesës së dytë Suedia vendosi barazpeshën me anë Emil Frosberg. Minutat e kohës së rregullt nuk mjaftuan për të shënuar më shumë gola, duke çuar në kohën shtesë të katërt për këtë Kampionat Europian, që ka qenë një spektakël i vërtetë që në fazën e 16 më të mirëve.

Një fitore thellësisht e merituar kjo për djemtë e Andriy  Shevchenko të cilët rrëmbyen kualifikimin vetëm pak minuta nga mbyllja e kohës shtesë.

Dovbyk nuk fali përballë portierit dhe shënoi golin e fitores historike. Nga ana tjetër, Suedia e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Danielson.

Tashmë në çerekfinale i pret Anglia që po ashtu mori një fitore historike ndaj Gjermanisë në Ëembley. Tre luanët fituan 2-0 përballë Gjermanisë për të arritur  një kualifikim në fazën e eliminimit direkt për herë të parë në 55 vite.

Tashmë janë vendosur të gjitha çiftet çerekfinale, me spektaklin që do të vazhdojë të premten:

2 korrik:

Zvicër-Spanjë

Belgjikë-Itali

3 korrik:

Çeki-Danimarkë

Ukrainë-Angli