Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për dy të arrestuarit, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka, të përfshirë në trafikun e 137 kg kokainë të sekuestruara në Portin e Durrësit. Sipas Neës24, në total për dy personat është kërkuar 20 vite burg. Konkretisht, për Begën SPAK ka kërkuar 8 vite e 8 muaj burg, ndërsa për Altin Myslihakën 12 vite burg. Kujtojmë se në portin e Durrësit ngarkesa u tërhoq nga Myslihaka dhe Bega, ndërsa në makinë i priste Malindi. Ky i fundit spikati se kokaina ishte ndërruar me oriz dhe në këtë moment ai ka urdhëruar që askush të mos fliste. Ndërkohë është pezulluar gjykimi për Gentian Malindin, pasi është arratisur në drejtim të paditur dhe nuk është lokalizuar ende nga policia.
137 kg kokainë u bllokua në Portin e Piereut ne shtator te 2019 dhe u zëvendësua me oriz nga uniformat blu.
Këta të fundit së bashku me DEA-në Amerikane mbajtën nën vëzhgim lëvizjet e kontejnerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
Biznesmeni Gentian Malindi dyshohet se ka dale garant për të marrë ngarkesën nga kontejneri dhe më pas për ta dërguar në destinacionin e përcaktuar nga grupet kriminale.
Pasi vuri re që në pako kishte oriz dhe lokalizues satelitor ai e hodhi çantën nga automjeti, por ishte në vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.