Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Presioni funksionoi: Kushtetuesja i hap rrugën rikthimit të Ballukut, një skandal me emër dhe mbiemër

12:46 13/12/2025
Reading Time: 3 min lexim
Screenshot

Screenshot

Presionet politike të Edi Ramës dhanë rezultat. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut është botuar në Fletoren Zyrtare dhe, me këtë akt, zv kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë rikthehet në detyrë, ndonëse është nën hetim nga SPAK për afera të rënda korruptive.

Një vendim i marrë me shumicë votash, që pezullon zbatimin e vendimeve të GJKKO-së dhe e dërgon çështjen për shqyrtim në seancë plenare publike më 22 janar 2026, duke thirrur SPAK-un, GJKKO-në, Kuvendin dhe Presidentin.

Ky rikthim është skandal i pastër. Për procedurën formale të Gjykatës Kushtetuese, për rezultatin politik që prodhon dhe për mënyrën se si u ndërtua terreni për ta arritur. E gjitha u krijua pikërisht për këtë fund. Të ngrihej një stuhi retorike për “balancën e pushteteve”, të dramatizohej pezullimi si “nënshtrim i ekzekutivit”, të hidhej tym për “bllokim institucioni” dhe, në fund, të përfitohej një rikthim i lehtë në detyrë përmes pezullimit të efekteve të vendimeve penale.

Dhe po, kishte rrugë të tjera. Kishte zgjidhje të ligjshme dhe të ndershme që të mos rikthehej në detyrë një zv. kryeministre nën hetim për afera shumë korruptive. Kryeministri mund ta kishte shkarkuar menjëherë dhe të propozonte një zëvendësim të përkohshëm.

Mund të ngarkonte një ministër tjetër me ushtrimin e detyrës. Mund të përdorte mekanizmat e delegimit të kompetencave administrative që i ka përdorur me dhjetëra herë gjatë qeverisjes së tij.

Mund të respektonte parimin minimal të etikës publike që një i pandehur për tendera qindra milionë euro nuk qëndron në majë të piramidës vendimmarrëse. Zgjodhi të mos bëjë asgjë nga këto.

Pse? Sepse qëllimi nuk ishte funksionimi i shtetit. Qëllimi ishte mbrojtja e Ballukut. Sepse po ra ajo, bie zinxhiri, bie vetë Rama. Dhe për këtë u ushtrua presion i hapur politik, publik dhe i pandërprerë ndaj gjyqësorit, i paketuar si “betejë institucionale”.

U ndërtua narrativa se gjykatat po marrin kompetencat e qeverisë, se vetëm ministri mund të firmosë, se shteti po mbetet “pa kokë”. Të gjitha këto u rrëzuan një nga një nga ligji dhe nga praktika administrative, por shërbyen për të krijuar klimën e nevojshme që sot prodhon këtë rezultat.

Fakti që Gjykata Kushtetuese vendos pezullimin e efekteve dhe kalimin në seancë plenare nuk e pastron skandalin. Përkundrazi, e thellon. Sepse mesazhi që del sot është i qartë dhe i rrezikshëm. Një zv. kryeministre e marrë e pandehur për afera të mëdha kthehet në detyrë, firmos, vendos, administron sektorë jetikë dhe projekte miliardëshe, ndërsa hetimi vazhdon. Ky është standardi i ri që po instalohet.

Kjo ishte arsyeja pse u ngrit e gjithë kjo furtunë. Jo për Kushtetutën. Jo për parimet. Jo për demokracinë. Por për ta çuar çështjen atje ku mund të rrëzohej më lehtë dhe për ta rikthyer Ballukun në zyrë sa më shpejt.

Rikthimi i saj është skandal i madh publik. Është sinjal se pushteti politik, kur ndihet i rrezikuar, e shtyn sistemin deri në kufi për të mbrojtur njerëzit e vet. Dhe është paralajmërim se, përballë presionit të vazhdueshëm, drejtësia rrezikon të mbetet e vetme.

Prandaj u bë e gjitha kjo. Prandaj u ngrit kjo zhurmë. Dhe prandaj sot Balluku rikthehet në detyrë. Jo sepse u pastrua. Jo sepse u shfajësua. Por sepse presioni funksionoi.

Etiketa: Belinda Ballukuedi ramaGJKKOreformaeditorialSPAK

Të tjera

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit
Aktualitet

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

Kur bëhet fjalë për dosje me qindra miliona euro dhe tendera të dyshuar korruptivë, drejtësia shqiptare duket se ka një...

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve
Aktualitet

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

Mes lotëve, dhimbjes dhe revoltës, familja e efektivit të Policisë së Shtetit Enea Mekolli, i vrarë një ditë më parë...

17:27 05/06/2026
Para
Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Kapen në flagrancë 4 të rinj duke gërmuar në Varret Ilire të Selcës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

SPAK po e redukton dosjen e Belinda Ballukut te një vilë? Si po sfumohen akuzat për tenderat, rrugët dhe milionat e dyshuara të korrupsionit

18:33 05/06/2026
“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

“Ishin vetëm 6 policë, jo 40”/ Xhaxhai i Enea Mekollit përgënjeshtron drejtorin e Policisë dhe i kërkon llogari Begajt: E latë vendin në dorë të kriminelëve

17:27 05/06/2026
Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

Tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, Gjykata lë në burg dy rojet e “Major Security”

17:03 05/06/2026
“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

“Një nga protestat më të bukura qytetare, por po kërcënojnë studentët me vendet e punës së prindërve”/ Klodiana Lala: Ka nisur shantazhi

17:24 04/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.