Zvicra ka bërë surprizën e madhe në këtë Kampionat europian duke eliminuar kampionen e botës, Francën pas penalltive. Në një ndeshje që dhuroi shumë emocione, Zvicra arriti të shënonte 5 kundrejt 4 penalltive nga francezët, për të kaluar në fazën çerekfinale.
Franca u surprizua që në fillim, pasi zvicerianët kaluan në avantazh me Seferoviç. Skenari ishte I ngjashëm me ndeshjen Kroaci-Spanjë. “Gjelat” shënuan tre herë me Benezema, që realizoi një dopietë dhe Paul Pogba me një supergol. Por pikërisht kur u mendua se Zvicra ishte dorëzuar, filloi edhe përmbysja e madhe e rezultatit. Dy gola të shpejtë, një nga Seferoviç dhe një nga Gavranoviç vendosën baraspeshën në ndeshje.
Koha shtesë po ashtu nuk arriti të prodhonte më shumë se barazimi, duke çuar në kualifikimin e parë pas gjuajtjes së penalltive në këtë Europian. Kur askush nuk e priste, Kilian Mbape humbi penalltinë që rezultoi vendimtare për Francën
Tashmë, skuadrën e Xhakës, Shaqirit &Co e pret Spanja në çerekfinale. Spanjollet patën një ndeshje jo më pak dramatike, pasi ia dolën të kualifikoheshin vetëm në kohën shtesë ndaj Kroacisë. Koha e rregullt përfundoi identike si ndeshja e mbrëmjes. Një gafë e portierit spanjoll i dha avantazhin Kroacisë, por më pas Spanja u rikthye me 3 gola. Ashtu si Zvicra, edhe Kroacia shënoi dy gola në minutat e fundit duke barazura, por në kohën shtesë Spanja menaxhoi që të fitonte me rezultatin 3-5.