Heroi i dy golave në ndeshjen e sotme mes Danimarkës dhe Uellsit, Kasper Dolberg tha se danezët e besonin se mund të shkonin larg në Euro 2020 pasi fitorja e thellë 0-4 në Amsterdam i çoi ata në çerekfinale.
“Ne kemi ëndërruar për këtë dhe në fund të ditës mendoj se gjithashtu kemi besuar se mund të arrijmë këtu“, tha sulmuesi i cili shënoi dy golat e parë të skuadrës së tij në Johan Cruyff Arena.
“Ne kemi shumë lojtarë të shkëlqyeshëm. Është e vështirë të thuash se prisnim të ishim këtu, por jemi të lumtur të kalojmë në çerekfinale.”
Dolberg nuk kishte filluar asnjë nga ndeshjet e Danimarkës në fazën e grupeve, por u soll në formacion nga trajneri Kasper Hjulmand. Dolberg shënoi dy golat e parë të skuadrës së tij para se Joakim Maehle dhe Martin Braithëaite të shtonin goditje të mëtejshme pasi Uells kapitulloi, duke përfunduar me 10 lojtarë pasi Harry Ëilson u përjashtua nga fusha.
Ndeshja në Johan Cruyff Arena ishte si një lojë në shtëpi për Danimarkën me një mbështetje të madhe brenda stadiumit.
“Kjo është diçka që e kam pritur pasi kam qenë në stol. Ndjeva që kontribuova për diçka të mrekullueshme sot dhe duke ecur nëpër qytet dhe më pas në stadium u ndje vërtet e veçantë për mua“, tha Dolberg i cili ka bërë emër me Ajax.
Ajax është gjithashtu vendi ku Christian Eriksen bëri emër dhe banderola rreth stadiumit mbanin emrin e playmaker-it i cili është ende duke u rikuperuar nga arresti kardiak që pësoi gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkëve kundër Finlandës në Kopenhagen.