Danimarka mundi Uellsin 4-0 për t’u bërë ekipi i parë që kalon në çerekfinale të Kampionatit Evropian 2021.
Uells i Rob Page nuk arriti as t’i afrohej gloit përballë Danimarkës së Kasper Hjulmand në takimin e parë të raundit të 16 ekipeve të fundit të UEFA Euro 2020 në vazhdim në Arena Johan Cruyff në Amsterdam ditën e sotme. Uells përfundoi i dyti me Italinë në Grupin A, ndërsa Danimarka sfidoi shanset për të përfunduar si nënkampione ndaj Belgjikës në Grupin B, megjithëse humbi dy ndeshjet e saj të para. Edhe pse skuadra e udhëhequr nga Gareth Bale humbi ndeshjen e fundit në grup kundër Italisë, ata vetëm kanë humbur dy herë në 16 ndeshjet e tyre të fundit konkurruese. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Simon Kjaer rifitoi vetëbesimin pasi mundi në mënyrë bindëse Rusinë 4-1 në ndeshjen e tyre të fundit në grup përpara një turme të mbushur me njerëz në Kopenhagë.
Formacionet fillestare të ekipeve:
Danimarka: Schmeichel; Christensen, Kjaer, Vestergaard; Stryger Larsen, Hojbjerg, Delaney, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite.
Uells: Ward; C. Roberts, Mepham, Rodon, B. Davies; Allen, Morrell; Bale, Ramsey, James; Moore
Për Danimakrën shënoi dy herë Kasper Dolbegr, për t’u pasuar nga golat e Maehele dhe Barithwaite.
Ky Europian ka nisur në mënyrë aspak të zakontë për danezët, pasi ylli i ekpit, Christian Eriksen pësoi atak kardiak në fushën e lojës. Reagimi i djemve të Kjaer ishte shembullor, ndërsa duket se ata janë tashmë të motivuar për të fituar për shokun e skuadrës.