Danimarka më në fund ka një arsye për të festuar në Kampionatin Evropian.
Andreas Christensen dhe Joakim Maehle shënuan golat për t’i dhënë Danimarkës një fitore 4-1 ndaj Rusisë të hënën dhe një vend në raundin e 16. Danimarka përfundoi e dyta në Grupin B pasi Belgjika mundi Finlandën 2-0 në Shën Petersburg.
Pas atakut kardiak të Christian Eriksen në ndeshjen e parë dhe dy humbjeve pasuese, lojtarët e Danimarkës festuan para mbështetësve të tyre të zjarrtë dhe entuziastë në Parken Stadium pas ndeshjes së tretë dhe të fundit në shtëpi të turneut.
Dhe duke pasur parasysh gjithë fatkeqësinë e mëparshme të ekipit, mbase ishte me vend që ata u ndihmuan nga një dhuratë masive këtë herë. Yussuf Poulsen e çoi rezultatin 2-0 në minutën 59-të pasi Roman Zobnin u përpoq të luante me një pasim portierit të tij, por në vend të kësaj i dha topin drejt Danimarkës, i cili mundi ta vendoste në një rrjetë të zbrazët.
Belgjika i dha gjithashtu një dorë Danimarkës duke bërë deytrën me fitoren përballë Finlandës. Një gol i Lukaku ngriti në këmbë gjithë Parken Stadium, por festa zgjati pak pasi sulmuesi ishte në pozicion jashtë loje. Megjithatë një autogol i portierit finlandez dhe këmbngulja e Lukakut për të shënuar e kualifikuan Belgjikën për në fazën tjetër pa asnjë humbje.