Skip to content
Uncategorized

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohet 40-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori i tij

· 2 min lexim

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Tiranë pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm.  Shtetasi E.B. u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm në rrugën e Elbasanit, të cilëve iu kishte prmtuar kalim drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit. Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij, 28-vjeçari G.N.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. B., 40 vjeç, banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç.

Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.