Christian Eriksen është më mirë dhe vetë futbollisti, e konfirmon diçka të tillë, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”. I shtrirë në shtratin e spitalit, mesfushori danez ka falënderime për të gjithë. “Përshëndetje të gjithëve. Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mahnitshme nga e gjithë bota.
Kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, në këto rrethana. Më duhet të bëj ende disa kontrolle mjekësore në spital, por ndihem mirë. Tani do të bëj tifozllëk për djemtë e Danimarkës në ndeshjet e radhës. Luaj për të gjithë Danimarkën. Më të mirat!”, shkruan Eriksen në postim e tij.
View this post on Instagram
Mesfushori i Danimarkës përjetoi një moment të vështirë në sfidën kundër Finlandës. Në minutën e 43-të, të ndeshje ra pa ndjenja dhe u desh ndërhyrja e mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Mjeku i ekipit të Danimarkës, përshkroi momentin e trishtë kur ai kuptoi që pulsi i Christian Eriksen ishte ndalur ndërsa mjekët punuan shumë për ta shpëtuar atë përpara lojtarëve të traumatizuar dhe një turme të habiturditën e djeshme.
“Ne u thirrëm në fushë kur Christian u rrëzua, unë nuk e pashë vetë por ishte shumë e qartë se ai ishte pa ndjenja. Kur shkoj tek ai, ai është kthyer në krah. Ai po merrte frymë dhe unë mund të ndieja pulsin por papritmas kjo ndryshoi, dhe siç e panë të gjithë ne filluam t’i japim CPR. Ndihma erdhi me të vërtetë e shpejtë nga ekipi mjekësor dhe personeli tjetër, dhe me bashkëpunimin e tyre ne bëmë atë që bëmë”.