Episodi i ndodhur në ndeshjen Austri-Maqedoni e Veriut, e luajtur dje, ka bërë xhiron e mediave ballkanasve, ku protagonist u bë sulmuesi i njohur austriak, Marko Arnautoviç, si dhe mbrojtësi shqiptar që përfaqëson Maqedoninë, Egzon Bejtullai.
Në një duel për topin, Bejtullai e përplasi keq sulmuesin austriak dhe e dëmtoi. Teksa në minutën e 89-të, Arnautoviç, ish-sulmuesi i Interit, shënoi olin e tretë për kombëtaren e tij dhe të “nokautit” për Maqedoninë e Veriut.
Në festën e golin, Arnautoviç ka sharë Bejtullain nga mamaja, duke iu drejtuar me fjalët “Të q**** mamanë shqiptare”. Në momentin e festimeve të golit, ndaj shokut të skuadrës reagoi dhe kapiteni i Austrisë, David Alaba, i cili tentoi t’i mbyllte gojën futbollistit 32-vjeçar. Futbollisti i Real Madrid nuk mund ta lejonte një sjellje të tillë dhe tentoi me të gjitha mënyrat ta ndalonte shokun e tij të ekipit, por kamerat fiksuan gjithçka dhe ishte shumë vonë.
Rasti në fjalë është bërë publik nga mediat serbe, rast që me shumë mundësi do të merret parasysh dhe nga UEFA, e cila nuk i lejon thirrjet etnike në fushën e lojës. Marko Arnautoviç është futbollist me origjinë serbe, por që përfaqëson Austrinë në nivel kombëtaresh. Sulmuesi është bërë i njohur gjatë kohës kur luante në Premier League, me West Ham dhe Stoke City.