Skip to content
Kronikë

Plagoset me thikë 18-vjeçari në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

· 2 min lexim

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Tiranë rreth orës 17:00. Shtetasi E.T., 22 vjeç ka goditur me thikë T.D., 18 vjeç. Autori dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, i riu i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”, shtetasi E. T., 22 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shendetit mendor), ka goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasin T. D., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Autori i dyshuar i ngjarjes u shoqërua në komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu një person deklaroi se u vetëplagos me thikë në ambientet e lokalit ku punonte. Ai është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se  është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.