Ekipi kombëtar i futbollit i Brazilit ka rënë dakord të luajë në Copa America, pavarësisht shqetësimeve për organizimin e turneut kontinental në vendin e tij.
Turneu, i shtyrë nga viti i kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, ishte planifikuar të organizohej bashkërisht nga Kolumbia dhe Argjentina.
Ata u tërhoqën duke thënë se nuk donin ta bënin organizimin e Copa America një debat politik.
“Ne jemi kundër organizimit të Copa America, por kurrë nuk do t’i themi jo ekipit kombëtar brazilian”, thanë lojtarët në një deklaratë të përbashkët.
“Ne jemi një grup koheziv, por me ide të ndryshme. Për arsye të shumta, humanitare ose të natyrës profesionale, ne jemi të pakënaqur me udhëheqjen e Copa America nga CONMEBOL, pa marrë parasysh nëse do të organizohej me vonesë në Kili ose në Brazil. Të gjitha faktet e fundit na bëjnë të besojmë se ishte një proces joadekuat”.
Të martën, Gjykata e Lartë e vendit tha se do të vendoste të Enjten mbi dy kërkesa për të bllokuar turneun me 10 kombe, i cili është planifikuar të hapet të Dielën dhe të zgjasë deri më 10 Korrik.
Të martën, Gjykata e Lartë e vendit tha se do të vendoste të enjten mbi dy kërkesa për të bllokuar turneun me 10 kombe, i cili është planifikuar zgjasë 1 muaj.