Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme Athinën. Ku u ekzekutua me 8 plumba në kokë një shqiptarë. E ëma e 34-vjeçarit shqiptar, i cili mesohet se është Aris Papas që u ekzekutua në një lokal në Athinë, ka shpërthyer në të qara dhe të shara në vendin e krimit. Në videon e mëposhtme shihet se si ajo shan në shqip dhe greqisht, duke akuzuar shtetas shqiptarë për vrasjen e të birit. Informacionet e para thonë se vrasja e tipit mafioz ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve
“E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptarë të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip.
Shqiptari u vra sot me tetë plumba në kokë. Autori është futur qetësisht në lokal, ka shkuar pranë tavolinës ku ndodhej shqiptari dhe e ka qëlluar atë tetë herë në kokë duke e lënë të vdekur. Më pas ai ka marrë një taksi dhe është ‘zhdukur’.
Shqiptari rezulton të jetë vënë në pranga më herët për trafik droge, vrasje në tentativë dhe pastrim parash dhe pikërisht këto janë pistat që grupi hetimor ka mbi tavolinë për hetimin e këtij krimi. Identiteti i viktimës, ende është mister. Ai lëvizte me jelek antiplumb dhe u kishte shpëtuar tre atentateve më herët.