Një ngjarje e rëndë ka tronditur pak pas mesnate qytetin e Shkodrës, ku një 25 vjeçar u vra nga bashkëfshatari i tij me armë zjarri. Emiljano Ndou u ekzekutua me Armë zjarri mbrëmjen e djeshme në fshatin Bardhaj në Shkodër.
I riu u ekzekutua pas konfliktit me bashkëfshatarin Mark Kodra, 47 vjeç, i cili ka rënë në prangat e policisë.
I riu sapo ishte kthyer nga shtëpia e të motrës dhe autori, Mark Kodra, 47 vjeç, bashkëfshatar i tij, i zuri pritë dhe e ka qëlluar me kallashnikov. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kalçetos sportive të fshatit Bardhaj, në një orar ku rrugët kanë qenë të boshatisura.
Shkaku i vrasjes lidhet me ngacmimet e vazhdueshme që viktima iu bënte vajzave të tij. Episodi i fundit sipas autorit ka ndodhur në momentin e vrasjes, ku viktima i ka kaluar me motor përpara shtëpisë duke bërë zhurmë.
Ndërsa Mark Kodra, autori i krimit mësohet se ka thënë para policisë: “Nuk durova më, ma kishte sjellë në majë të hundës”
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon p?r sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Gjithashtu edhe Policia e Shkodrës ka pasur një njoftim për ngjarjen e rëndë.
“Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobëta shtetasi Mark Kodra., 47 vjeç, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Emiljano Ndou, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, bëri të ditur Policia e Shkodrës.