Një grup i vogël ligjvënësish progresistëë në SHBA, të udhëhequr nga Përfaqësuesja Alexandria Ocasio-Cortez po kundërshtojnë një shitje municionesh 735 milion dollarë në Izrael të miratuar nga administrata e Biden.
“Për dekada, SHBA-të i kanë shitur Izraelit miliarda dollarë armë pa u kërkuar kurrë atyre që të respektojnë të drejtat themelore Palestineze,” tha Ocasio-Cortez në një deklaratë të mërkurën.
“Duke vepruar kështu, ne kemi kontribuar drejtpërdrejt në vdekjen, zhvendosjen dhe heqjen e të drejtave nga miliona njerëz,” tha ajo.
The United States should not be rubber-stamping weapons sales to the Israeli government as they deploy our resources to target international media outlets, schools, hospitals, humanitarian missions and civilian sites for bombing.
We have a responsibility to protect human rights. https://t.co/OctBNYFpwp
— Alexandria Ocasio-Cortez (@AOC) May 19, 2021
Ocasio-Cortez dhe Përfaqësuesit Mark Pocan dhe Rashida Tlaib, me gjashtë demokratë të tjerë, prezantuan një rezolutë në Dhomën e Përfaqësuesve që do të ndalonte shitjen e armëve të drejtuara me saktësi në Izrael.
Administrata e Biden kishte njoftuar Kongresin në 5 maj për shitjen e planifikuar të Municioneve të Përbashkëta Sulmuese Direkte (JDAM) dhe Bomba me Diametër të Vogël, të njëjtat lloje armësh që përdoren tani nga Izraeli në Gaza.
Nga konflikti mes Izraelit dhe Hamasit kanë mbetur të vrarë të pakëtn 227 persona në Gaza. Ministria e shëndetësisë tha se të vdekurit përfshinin 64 fëmijë dhe 38 gra.
Në ditën e 10-të të konfliktittë tensionuar, Presidenti i SHBA Joe Biden diskutoi ngjarjet e Gazës me Kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanyahu, duke thënë se ai priste “një de-përshkallëzim të rëndësishëm sot në rrugën e një armëpushimi”. Sidoqoftë, Netanyahu tha pas telefonatës me Biden se ai ishte “i vendosur” për të vazhduar bombardimet e Gazës derisa “qëllimi i Izraelit të përmbushet”.