Një shqiptar është ekzekutuar me breshëri plumbash në Shkup të Maqedonisë së Veriut në natën e fundit të muajit të “Ramazanit”.
Sipas mediave në shtetin fqinj, personi që ka mbetur i vrarë është biznesmeni shqiptar Kamer Idrizi, 43-vjeç. Po ashtu, viktimë e këti sulmi ka mbetur edhe kushëriri i tij 22 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me Idrizin në të njëjtën makinë, në zonën e Butel të Shkupit.
Vrasja e biznesmenit ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në kryqëzimin e bulevardëve bulevardeve “Bosnjë dhe Hercegovina” dhe “Hristijan Todorovski-Karpos”.
Nga informacioni i Ministrisë së Brendshme, është e konfirmuar tashmë që është qëlluar nga një automjet “Range Rover” drejt mjetit tip “Golf”, me të cilin ishte duke lëvizur 43-vjeçari. Ndër të tjera mësohet se drejt makinës u qëllua me rreth 80 plumba.
Kamer Idrizi ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kushëriri i tij u dërgua me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Biznesmeni Kamer Idrizi nuk ishte një person i panjohur për policinë. Në vitin 2019 ai i ka shpëtuar një atentati në hotelin Alexander Palace në vitin Lidhur me këtë ngjarje, në atë kohë u njoftua se sulmuesit ishin të armatosur me armë automatikë dhe në kokë kishin kapuçë.