Skip to content
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

· 1 min lexim

Policia e Vlorës arrestoi në lagjen “Rilindja” të qytetit Renald Gjin, 45 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit në Bolonjë me 12 vite e 10 muaj burg për veprat penale “Vrasje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve”.

Operacioni, i koduar “Il Obiettivo”, u organizua nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Policisë Vlorë dhe Interpolin.

Gjini u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.