Detaje të reja janë bërë të ditura nga vrasja e Everest Çakëës mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Policia shoqëroi në komisariat 25 persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen dhe pasi u morën në pyetje janë lënë të lirë. Burime për Balkan Ëeb kanë bërë me dije autorët e vrasjes kanë pasur informatorë në disa kryeqëzime në mënyrë që të siguronin të dhëna të sakta për lëvizjen e shënjestrës së tyre. Kjo ishte mënyrë për t’u siguruar që Çaka nuk do të ndërronte itenerarin gjë që do të çonte në dështim të atentatit.
Grupi duket se ka qenë i mirëorganizuar dhe profesionistë, pasi kanë vënë në “lojë” edhe policinë. Kjo për arsyen se makina e djegur që u gjet në një fshat të Kavajës, mësohet se nuk ka qenë e autorëve të krimit. Ky ishte vetëm një shpërqendrim i krijuar nga ta në mënyrë që të fitonin më shumë kohë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Detaji tjetër është se pak para vrasjes, në zonë ka qarkulluar një motor me katër rrota, prodhim i fundit. Në të ndodheshin dy të rinj me trupa muskuloz që mbanin skafandra. Ata kanë tërhequr vëmendjen e banorëve me mjetin dhe pamjen e tyre.