Kreu demokrat Lulzim Basha ka publikuar sot një tjetër dështim të kundërshtatit të tij politik, kryeministrit Edi Rama.
Në kuadër të fushatës “100 Dështimet e Qeverisë”, Basha në rrjetin social “Instagram”, ka publikuar shifrat për konçesionin e “Check Up-it”.
Me anë të një “instastory” Basha thekson se sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit koncesioni i “Check up-it” ka marrë 6 milionë euro për shërbime të pakryera.
“ 6milionë euro sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekë pa rritje pagash.”, thuhet në videomesazhin e publikuar nga lideri opozitar, Lulzim Basha.
Vetëm një muaj e pak ditë larg zgjedhjeve, lideri opozitar një pjesë të fushatës e ka zhvendosur në rrjetet sociale.
Gjithashtu Basha ka zhvilluar shumë takime në qytete të ndryshme, ku në shumicën prej tyre takimet janë zhndërruar në mitingje elektorale.
Përmendim këtu Kavajën, Shkodrën, Gjirokastrën e sëfundmi dhe Beratin. Grumbuj qytetarësh pa maska e pa distancë sociale kanë bërë që këto takime të krijojnë rrezik të shtuar në kohë pandemie.
Postimi i Lulzim Bashës:
“34 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në tetë vite. Cila është shuma që koncesioni i “Check up-it” ka marrë për shërbime të pakryera? Përgjigjja: 6 milionë euro sipas KLSH-së. PPP-të po thithin fondet për shëndetësinë, duke lënë spitalet pa investime dhe mjekë pa rritje pagash.”