Skip to content
Të Gjitha

Në det prej 5 ditësh, operacionet e kërkim-shpëtimit nuk gjejnë dot trupin e peshkatarit 53-vjeçar

· 1 min lexim

Më 1 mars një varkë peshkimi me dy peshkatarë brenda është përmbysur në detin Adriatik, në zonën e Currilave, Durrës.

Ndonëse nuk ndodheshin shumë larg bregut, ideja për të peshkuar fundjavën që lamë pas nuk ka rezultuar e mirë pasi deti ka qenë me dallgë dhe i trazuar, duke shkaktuar përmbysjen e varkës.

Një prej peshkatarëve ka mundur të dalë në breg, ku është ndihmuar edhe nga persona të tjerë që ndodheshin aty, ndërsa personi tjetër nuk gjendet ende.

40-vjeçari, Ilir Bardheti, është transportuar me urgjencë për në spital, ndërsa Shërbimet e Policisë nisën kërkimet me mjete lundruese për 52-vjeçarin Ardian Merkuri.

Përmbyset varka në Durrës, dyshohet se një person mund të jetë mbytur (Emrat)

Kërkimet kanë vijuar deri ditën e sotme, por pa rezultat pasi trupi i tij nuk është gjendur ende.

Autoriteti Portual i Durrësit kishte njoftuar një ditë më parë që të tregohej kujdes për shkak të motit të keq, por si duket peshkatarët nuk e kanë marrë parasysh këtë paralajmërim, duke shkuar drejt ngjarjes fatale.