3 muaj në koma pas aksidentit, adoleshenti që u përplas nga makina dërgohet në Turqi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas tre muaj qëndrimi në koma në spitalin e Traumës, 14-vjeçari, Renis Muça është transportuar drejt një klinike të specializuar në Turqi.

Paratë janë mbledhur në mënyrë vullnetare nga shqiptarët, pas apelit në “News24”.

Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj, u justifikua me faktin se kishte dërguar shkresë spitaleve shtetërore turke, por nuk kishte marrë përgjigje positive prej tyre.

Edhe pse familja e dërgoi privatisht në Ankara, paratë mjaftojnë vetëm për disa muaj kurim, kështu që prindërit e Renisit bëjnë sërish thirrje për ndihmë.

Historia e Renisit filloi më 17 korrik të 2019-ës, kur ai u përplas nga një makinë që lëvizte më shpejtësi, në unazën e vogël.

Adoleshenti ndërkohë po lëvizte me biçikletë dhe sipas familjarëve ndodhej te vizat e bardha, ndërsa makina drejtohej nga një 18-vjeçar.

Policia e arkivoi aksidentin si shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pa specifikuar pasojat te fëmija i aksidentuar.

Që nga ai moment Renisi ra në koma dhe mjekët e Traumës arritën ta mbanin në jetë pavarësisht plagëve të rënda.

Prindërit e tij, denoncuan në “News24”, mungesën e kushteve minimale në dhomën e pavionit të katit të 3, ku 14-vjeçari po qëndronte pas ndëryrjes kirurgjikale.

Pas pamjeve shokuese, spitali e ktheu adoleshentin në shërbimin e reanimacionit, ndërsa ministria e Shëndetësisë  kërkoi ndihmë nga spitalet turke.

Shpërndaje
Share.

Komento