Beteja për Kopshtin Botanik/ Pedagogët vijojnë qëndresën, Mazniku sqaron qëllimet e Bashkisë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kalimi me VKM i Kopshtit Botanik të Tiranës në pronësi të bashkisë, shkaktoi shumë pakënaqësi.

Stafi pedagogjik dhe studentë të Universitetit të Tiranës, u mblodhën sot përpara Kopshtit, për të protestuar, shkruan Balkanweb”.

Pedagogët kërkuan njëzëri që Kopshti të jetë në pronësi të Universitetit.

Gjykata ndërkohë vendosi të shtyjë seancën për në 20 tetor.

Rektori i UT, Mynyr Koni, ka deklaruar se beteja ligjore do të vazhdojë.

Ndërkohë nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, u shpreh, se qëllimi kryesor i këtij vendimi, është kthimi i Kopshtit Botanik në funksion edhe të qytetarëve.

Ai tha se do të krijohet mundësia, që në orët kur nuk ka mësim, të jetë i aksesueshëm nga qytetarët.

Mazniku shtoi se në momentet e para, bashkia mori përgjigje pozitive nga universitet, por më pas UT ndryshoi mendje.

“Prej shumë kohësh, përmes një bashkëpunimi mes bashkisë së Tiranës dhe universitetit, kemi diskutuar që të kemi një Kopsht Botanik që t’i duhet studenteve, për funksione akademike, por që të shtojmë dhe funksionin që njerëzit ta vizitojnë atë. Sot nuk shkon dot të vizitosh Kopshtin Botanik, pasi është pa funksionin e mundshëm që ta shohin qytetarët. Ekziston mundësia që të ruhet gjithçka, por duke krijuar mundësinë që në orët që fakulteti nuk e ka në përdorim, t’u vihet në dispozicion qytetarëve, kur nuk ka mësim, të shtunën e të diel. Ai është për kërkime studimore, por duhet të jetë edhe për vizitorët. Shkojnë njerëzit dhe paguajnë një 5 mijë lekësh dhe futen e bëjnë foto. Një objekt që është në zemër të qytetit duhet të ketë një funksion më shumë, që të mos cënohet. Ne jemi të gatshëm për investime të përbashkët. Ne i kemi dërguar shkesa të vazhdueshme universitetit. Në momentet e para kemi marrë në opinion pozitiv për bashkëpunim. Më pas jo. Shpresoj që mos të jenë për shtytje politike, pasi u vendosën në anën tjetër. Ky projekt shton dobinë për qytetin”, tha ai.

Kujtojmë këtu se Kopshti Botanik është krijuar dhe menaxhuar prej kohësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës.

Ai shfrytëzohet për mësimdhënie dhe në të janë mbjellë 1400 lloje bimësh.

Shpërndaje
Share.

Komento