Skip to content
Kronikë

21-vjeçari plagos me thikë babë e bir, në kërkim nga policia

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ën fshatin Zezë të Krujës, ku një 21-vjeçar ka plagosur me thikë babë e bir. ”Më datë 27.08.2021, në orën 18:00, në fshatin Zezë, Krujë,  shtetasi B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mësohet se dy të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.08.2021, në orën 18:00, në fshatin Zezë, Krujë,  shtetasi B. Sh., 21 vjeç, banues në Arrameras, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit B. V., 59 vjeç dhe D. V., 34 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, (baba e bir), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e autorit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës Krujë, për veprime të mëtejshme.