Skip to content
Kryesore

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

· 1 min lexim

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë një konflikti në banesën ku jetonin së bashku.

I moshuari u transportua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar, ndërsa dosja iu kalua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen Z. N., 43 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në banesën ku jeton së bashku me prindërit e saj, gjatë një konflikti në familje, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), babain e saj, shtetasin K. Gj., 74 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.