“Zvicerania e akuzoi se i kishte vjedhur para”, Pas një viti Loredana gjen “paqen” me zonjën Petra

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas një largimit nga llogaria e saj në Instagram, Loredana ka zgjedhur të kthehet duke shkaktuar jo pak zhurmë.

Reperja ka postuar në Instagram, një foto nga një “video call” me Petra Valais, ku shihen duke buzëqeshur.

Loredana ka shkruar datën 01.09.2020, për të treguar se biseda mes tyre është realizuar në 1 shtator, duke e shoqëruar me emojin e dy gishtave, pra paqe.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por ato i kanë rregulluar marrëdhëniet me njëra-tjetrën dhe tashmë Loredana është me të vërtetë gati të nisë një kapitull të ri.

Sakaq, në rrjet po qarkullon edhe një video nga takimi i Loredanës me Petrën në një restorant, ku shihen duke folur e buzëqeshur .

Kujtojmë se Loredana u akuzohua se i ka zhvatur 700,00 franga çiftit Valais, të cilët thanë se 24-vjeçarja është shtirur si “Anna Landmann”, një vajzë e e avokatit të Zyrihut, Valentin Landmann.

Çështja u bë publike vitin e kaluar, pasi shtëpia e Loredanës u bastis nga autoritet dhe llogaria saj bankare u  bllokua.

Në një konferencë shtypi të mbajtur në Prishtinë në maj 2019, ajo paraqiti pikëpamjen e saj për këtë çështje, duke thënë se : “ Unë jam e pastër. Paratë më janë dhënë vullnetarisht, nuk ka kërcënim, as ka qenë mashtrim.”

Zvicerianët në fillim të korrikut kanë dhënë një interviste për “20 Minuten”, ku janë shprehur se të ardhurat e saj që prej asaj kohe janë përkeqësuar ndjeshëm. Petra dhe bashkëshorti i saj pretendojnë se kanë humbur një total prej 655,000 eurosh, duke e patur të pamundur të paguajnë shpenzimet edhe për funeralin e të ëmës.

Këto të fundit sipas tyre shkonin dikur tek 3700 euro dhe çifti është shprehur se nuk kishte të paguante, pasi nuk ka patur asnjë lloj kursimi.

Madje kjo deklaratë e tyre ka nisur një fushatë kundër Loredanës, me hashtagun #BoycottLoredana (Bojkoto Loredanën), me qëllim që njerëzit të ndalojnë së dëgjuari muzikën  e saj.

Pasi u zhduk nga rrjetet sociale, reperja zbuloi se ka përgatitur një album të ri me titullin Medusa, me të cilin pritet të bëjë bujë të madhe.

Loredana ka publikuar së fundmi intron e albumit, që duket se është një nga pjesët më të rëndësishme dhe të fuqishme të tij. Reperja ka treguar se intro flet për 18 muajt e fundit të jetës së saj dhe gjithë teksti tregon shumë për të.

/IconStyle
Shpërndaje
Share.

Komento