Zv.ministrja e Arsimit në listën e zezë të DASH: I ati pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 18 maj një megaoperacion ka vënë në pranga 26 persona, pjesë të një grupi të strukturuar kriminal.

Operacioni i shërbimit diplomatik të Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tirana, në bashkëpunim me një njësi speciale nga Policia e Shtetit ka kryer operacionin “Crystal Eagle”, duke vënë në pranga 26 persona, mes tyre dy agjentë krimesh me inicialet B.I dhe B.M., dhe punonjës të aeroportit të Rinasit “Nënë Tereza”.

LEXO: Megaoperacion në bashkëpunim me SHBA-në! Pranga 26 personave mes tyre 2 agjentë krimesh dhe punonjës të TIA-s 

Mirëpo, duket se ky operaion ka futur në Listën e Zezë të Departmanetit Amerikan Të Shtetit zëvendës ministren e Arsimit Lorena Haxhiun, e cila bashkë me familjen e saj nuk lejohet të shkelë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas Dosja.al, bëjnë  babait i zv/ministres Haxhiu, Eduart Haxhiu, është përfshirë në grupin e strukturuar kriminal, ‘Crystal Eagle’.

52-vjeçari, Eduart Haxhiu, ka qenë një nga të arrestuarit, dhe pjesë e grupit që kalonte klandestinë me viza false drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Anglisë dhe aktualisht është nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve , pasaportave dhe vizave” , “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja nga vepra penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Ky arrestim ka bllokuar të gjithë familjen Haxhiu, pjesë e të cilës është edhe zv.ministrja e Arsimit dhe tashmë, pjesë e listës së zezë të DASH.

Aktualisht nuk ka ende një reagim nga Lorena Haxhiu, teksa mbetet të shohim nëse do të jape dorëheqjen nga posti që mban.

Shpërndaje
Share.

Komento