Skip to content
Kryesore

Zjarri shkrumbon një banesë në Kolonjë

· 1 min lexim

Një banesë është shkrumbuar në fshatin Starje të Bashkisë Kolonjë.

Sipas informacionit të parë, zjarrfikësja u lajmërua me vonesë nga familjarët, të cilët shpëtuan pa lëndime.

Shtëpia është djegur plotësisht, ndërkohë që zjarrfikësit po mundohen të shpëtojnë stallën e bagëtive pranë saj.

Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.