Prej tre ditësh zjarri në pyllin e Semanit në Fier nuk ka të ndalur duke shkrumbuar kështu sipërfaqe të mëdha me bimë.
Këtë mbrëmje vatra të reja zjarri janë shfaqur, ndonëse forcat e zjarrfikëses bashkë me ato të bashkisë Fier dhe ushtrisë kanë arritur t’i lokalizojnë duke përdorur drone.
Ndërkohë që deri më tani, rreth 20 hektarë janë djegur në këtë zonë.