Tentoi të vetëhelmohej me pesticide, dërgohet drejt Tiranës me urgjencë një 34-vjeçare
Një 34-vjeçare nga qyteti i Poliçanit është nisur me urgjencë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar pasi ka tentuar vetëhelmimin, duke konsumuar një sasi të madhe pesticidesh. Kjo ngjarje ndodhi sot në lagjen “Kombinat”, në Poliçan, për shkak të dhunës së vazhdueshme që bashkëshorti i saj ushtronte ndaj saj.
Mësohet se 34 vjeçarja me iniciale F.I ka qënë e pajisur një vit më parë me “urdhër mbrojtje” dhe më pas është ribashkuar sërish me bashkëshortin e saj. Sipas BallkanWeb grindjet dhe dhuna në familjen e 34-vjeçares F.I kanë qenë të vazhdueshme dhe në shumë raste edhe në sy të dy fëmijëve të vegjël.
Gruaja është gjetur e shtrirë pa ndjenja në dyshemenë e dhomës së gjumit nga fëmijët, që kanë njoftuar për ndihmë komshinjtë dhe më pas policinë.