Skip to content
Të Gjitha

Zjarri në pyllin e Semanit i pakontrollueshëm, ushtria dhe bashkia aksion me dron për lokalizimin e vatrave

· 1 min lexim

Prej tre ditësh zjarri në pyllin e Semanit në Fier nuk ka të ndalur duke shkrumbuar kështu sipërfaqe të mëdha me bimë.

Këtë mbrëmje vatra të reja zjarri janë shfaqur, ndonëse forcat e zjarrfikëses bashkë me ato të bashkisë Fier dhe ushtrisë kanë arritur t’i lokalizojnë duke përdorur drone.

Ndërkohë që deri më tani, rreth 20 hektarë janë djegur në këtë zonë.